Imazhi  udhërrëfyes

Qendra Kombëtare e Biznesit është institucion në varësi të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, i krijuar në bazë të Ligjit Nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, si rezultat i bashkimit të dy institucioneve, Qendrës Kombëtare të Licencimit dhe Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

QKB, funksionon në bazë të një sistemi elektronik të integruar të dhënash që realizon lidhjen ndërmjet të gjitha sporteleve të shërbimit me zyrën qëndrore të QKB-së në Tiranë. Sistemi i QKB, arrin të koordinoje të dhënat në mënyrë të saktë duke ju dhënë mundësinë subjekteve të interesuara të informohen në kohë reale për sa i përket statusit të aplikimit të tyre.

Fokusi ynë, është ofrimi i një shërbimi insitucional të përgjegjshëm dhe krijimi një kulturë administrative tek biznesi.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka si qëllim kryesor, lehtësimin e procedurave dhe regjistrimin e subjekteve të përcaktuara në ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit, për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe të inspektimit të marrëdhënieve të punës;.

Tashmë, QKB është një realitet në zhvillim, duke u shkëputur kështu nga procedurat e zgjatura burokratike gjyqësore dhe duke i shnëdrruar tërësisht regjistrimet dhe ndryshimet që pëson biznesi në një procedure administrative. Insitucioni ynë është pjesë e hapësirës europiane. Ne do vazhdojme të jemi gjithmonë pranë biznesit me cilësi, shërbim e shpejtësi në njësinë e kohës sepse ne jemi "Imazhi udhërrëfyes për biznesin".