Misioni i Qendrës Kombëtare të Biznesit është:

a) të mbaj regjistrin tregtar, në përputhje me ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit;

b) të kryejë regjistrimet në regjistrin tregtar, në përputhje me dispozitat e ligjit që rregullon regjistrimin e biznesit;

c) të kryejë regjistrimin e subjekteve të përcaktuara në ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit, për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe të       inspektimit të marrëdhënieve të punës;

ç) të lëshojë certifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të vërtetuara të akteve të depozituara, sipas përcaktimit të ligjit që rregullon regjistrimin e biznesit;

d) të publikojë të dhënat e regjistruara, sipas ligjit që rregullon regjistrimin e biznesit, si dhe siguron aksesin e lirë të publikut në to;

dh) trajton procedurat e licencimit, të autorizimit apo të lejeve, të ndryshimit dhe revokimit të tyre, sipas ligjit që rregullon licencat, autorizimet dhe lejet;

e) të mbajë dhe administron Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, në përputhje me ligjin që rregullon licencat, autorizimet dhe lejet;

ë) të sigurojë aksesin e lirë të publikut në Regjistrin Kombëtar të Licencave, Autorizimeve dhe Lejeve, në përputhje me ligjin që rregullon licencat, autorizimet dhe lejet;

f) të informojë dhe këshillon personat e interesuar për procedurat e regjistrimit të biznesit, si dhe procedurat e licencimit, autorizimit e lejimit;

g) të jap mendim për çdo nismë ligjore apo nënligjore në fushën e regjistrimit të biznesit dhe të licencave, autorizimeve e lejeve;

gj) të kryejë studime për cilësinë e mjedisit rregullator, mbështet me informacion, analiza e këshilla ministrin, Këshillin e Ministrave apo institucionet qendrore dhe të pavarura, në        lidhje me nismat e tyre normative dhe organizative në fushën e regjistrimit të biznesit dhe të licencave, autorizimeve e lejeve, si dhe asiston në përgatitjen e politikave për              përmirësimin e mjedisit rregullator në këto fusha.