Welcome, Anonymous



NJOFTIM PËR DORËZIMIN E BILANCIT VJETOR KONTABËL DHE RAPORTEVE TË AUDITIT PRANË SPORTELEVE TË QKR-SË


Të nderuar subjekte tregtare!


 

Mbështetur në Ligjin Nr. 9723/2007, "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", VKM nr. 506/2007, subjektet duhet të dorëzojnë pranë sporteleve të QKR-së bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit të mbajtur sipas dispozitave të legjislacionit për kontabilitetin (në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme) dhe pasqyrat financiare.


Dorezimi i bilancit mund të kryhet në dy mënyra:


1. Me aplikim pranë sporteleve të QKR-së.

2. Elektronikisht në adresën bilance@qkr.gov.al. Lidhur me këtë mënyrë sqarojmë si më poshtë:

2.1 Subjekti person fizik do të dorëzoj me email këto dokumente: 

-          ID (dokumenti i indentifikimit) të personit fizik format PDF, JPG, JPEG, ose TIF.

-          Pasqyrat financiare te mbajtur sipas ligjit per kontabilitetin format PDF, JPG, JPEG, ose TIF.



2.2 Subjekti person juridik do të dorezojë me email këto dokumente: 

-          ID (dokumenti i indentifikimit) të personit që dergon email.

-          Autorizimin nga administratori, nëse personi që dergon emailin nuk eshte administrator.

-          Vendimi i asamblese së ortakëve/aksionerëve per miratimin e bilancit dhe raportëve të auditit.

-          Bilancin te skanuar ne format PDF, JPG, JPEG, ose TIF.

-          Raportin e auditimit (ne rastet kur mbajtjen e tij është e detyrueshme nga legjislacioni per kontabilitetin)



Subjekti i emailit duhet të përmbajë: 

-          Emri shoqërisë;

-          NUIS i subjektit (NIPT);

-          Vendimi i Gjykatës për subjektet që nuk kanë kryer regjistrim fillestar në QKR;

-          Viti ushtrimor.

Subjektet që do të depozitojnë bilancet elektronikisht në adresën bilance@qkr.gov.al duhet të dërgojnë dhe me postë të rekomanduar brënda datës 31 Korrik 2014, dokumentacionin financiar në format shkresor ose CD, shoqëruar me aktin e përfaqësimit, dokumentin e identifikimit dhe vendimin e asamblesë së ortakëve/aksionerëvë në format shkresor, në adresën: Qendra Kombetare e Regjistrimit, Rruga, "Papa Gjon Pali II" Nr.3, Kati I. Formati elektronik i ruajtjes së bilancit duhet të jetë në PDF, PDF, JPG, JPEG, ose TIF. 

Subjekti i zarfit postar duhet të përmbajë: 

-          Emri shoqërisë;

-          NUIS i subjektit (NIPT);

-          Vendimi i Gjykatës për subjektet që nuk kanë kryer regjistrim fillestar në QKR;

-          Viti ushtrimor.  
 

Afati i fundit i dorëzimit është data 31 Korrik 2014. Mosrespektimi i afatit ligjor përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë në vlerën 15,000 lekë, pika 3 neni 74, Ligji 9723/2007, i ndryshuar.  

 
 
Kujdes:   

 

Përjashtimisht vetëm për periudhën 1 - 31 Korrik 2014 sporteli qëndror i QKR-se në adresën, Rruga “Papa Gjon Pali i II-te”, Nr.3, Tiranë”, do të pranojë vetëm aplikime për dorëzimin e bilancit vjetor kontabël dhe raporteve të auditit.

 

Gjatë kësaj periudhe të gjitha aplikimet për regjistrim, do të vijojnë të kryhen normalisht pranë sportelit të QKR, Bashkia Tiranë, në adresën, “Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, Rr. “Kavajës”, ish Uzina Mekanike, Tiranë”.

 

Oraret e shërbimit për këto sportele do te jenë, nga e hëna në të enjte 08:00 – 15:00, të premten dhe të shtunën 08:00 – 14:00.

 

Për cdo informacion apo paqartësi, ju lutem na kontaktoni si më poshtë:

 

Tel: +35542250066 Fax: +3552273517

 

email: bilance@qkr.gov.al