Njoftim

Në zbatim të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006, ”Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, VKM Nr. 107, datë 10.02.2016, “Për një shtesë në VKM Nr. 538, datë 26.05.2009, “Për Licencat dhe Lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta” e ndryshuar dhe Udhezimit Nr. 1545, dt, 29.03.2016, “Shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe /ose rimorkiove të reja ose të përdorura, te autorizuara nga prodhuesi” , Udhëzimit Nr. 1546, datë 29.03.2016, “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”, Udhezimit Nr.1547, date 29.03.2016, “Agjencitë që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove” dhe Udhezimit Nr. 1548, dt, 29.03.2016, “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove”, të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarinë “Shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe /ose rimorkiove të reja ose të përdorura, te autorizuara nga prodhuesi”, “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”, “Agjencitë që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove” dhe “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove”, duhet të paraqiten pranë sporteleve të shërbimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit për tu pajisur respektvisht me licencën “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”, me kodin VII.3.B.1 dhe/ose licencën “Shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove te reja ose te perdorura”, me kodin VII.3.B.2 dhe/ose licencën “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove” me kodin VII.3.B.3 dhe/ose licencën me “Agjenci që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve me motor dhe/ose të rimorkiove” me kodin VII.3.B.4.

Licencimi i këtyre aktiviteteve do të bëhet në përputhje me kriteret, procedurat dhe afatet e parashikuara në VKM 107, datë 10/2/2016, “Për një shtesë në vendimin nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet, që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar”.

 

Faleminderit