Dorezimi i pasqyrave Financiare 2016

 

Të nderuar subjekte tregtare,

 

Mbështetur në ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit” i ndryshuar, neni 43, pika (a) subjektet që kanë detyrimin të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, kur mbajtja e tyre është e detyrueshme, detyrohen në çdo rast t'i depozitojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.

Detyrimin për depozitimin e dokumenteve të sipërcituara e kanë subjektet që janë regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, të cilët duhet të dorëzojnë pranë QKB-së:

  • Pasqyrat financiare vjetore të skanuara ne format PDF;
  • Raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë (kur mbajtja e tyre është e detyrueshme);
  • Vendimin për miratimin e pasqyrave financiare (sipas kërkesave ligjore).

 

Afati i fundit i dorëzimit është data 31 Korrik 2017

Nëse një subjekt nuk përmbush këtë detyrim, brenda afatit ligjor të përcaktuar në ligjin nr.9723 datë 3.5.2007 “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar, atëherë QKB, së bashku me zbatimin e sanksionit të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të këtij ligji, vepron në përputhje me parashikimet e shkronjës “ë”, të nenit 54, të këtij ligji.

 Mënyra e depozitimit:

  1. Depozitimi i dokumentave të sipërcituara mundësohet vetëm nëpërmjet aplikimi online në portalin qeveritar e-albania, duke ndjekur të gjitha hapat e procedurës për kryerjen e aplikimit;
  2. Formati elektronik i ruajtjes së pasqyrave financiare, duhet të jetë në PDF, ku cdo dokument të ngarkohet si një dokument i vetëm;
  3. Individi i cili do të kryejë aplikimin, duhet të jetë i pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike;
  4. Shërbimi ofrohet pa pagesë.

 

BËJNË PËRJASHTIM SUBJEKTET ME ADMINISTRATOR TË HUAJ DHE SHOQËRITË E KURSIM KREDITIT, APLIKIMET E TË CILËVE DO TË VIJOJNË TË KRYHEN VETËM NË SPORTELET E SHËRBIMIT TË QKB-SË.

 

Për më shumë informacion vizitoni: www.qkb.gov.al, www.e-albania.al

Për çdo paqartësi apo pyetje, QKB ka vënë në dispozicion nr. e konaktit Tel:+355 4 2250066 dhe adresën email: info.qkb@qkb.gov.al

 

Lista e subjekteve qe kane detyrim per depozitimin e pasqyrave financiare per vitin 2016, prane QKB-se.