Çmimet e Ekselencës për Shërbimet Publike 2018

 

Ndarja e “Çmimeve të Ekselencës për Shërbimet Publike 2018”, ku QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit u vlerësua me çmimin e parë si institucioni më i mirë në vend, për të dytin vit rradhazi, në bazë të instrumentit “Vizitat e Klientit Misterioz”- instrument i cili shërben për evidentimin e problematikave të ndryshme në sportelet e shërbimit, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve publike.

QKB u vlerësua me çmimin e parë si institucioni më i mirë në vend për ofrimin e shërbimeve ndaj publikut e biznesit.

Çmimet e ekselencës për shërbimet publike 2018 është në kuadër të projektit "Klienti Misterioz: Vleresimi i performances në ofrimin e shërbimeve publike nga institucionet qendrore" i realizuar nga organizata të shoqërisë civile: IDRA, GADC, CID, me financim nga qeveria italiane, austriake dhe UNDP-ja në mbështetje të reformës për sherbimet publike me në qender qytetarin.