Vizite ne ambjentet e QKB-së nga përfaqësues të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, të Kuvendit të Shqipërisë

Qendra Kombëtare e  Biznesit priti sot në ambjentet e saj nga përfaqësues të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi  më nga afër për lehtësimin e procedurave të  regjistrimit dhe licensimit të subjekteve.  Drejtoresha e QKB-së, Znj. Pranvera FAGU (BEHUSHI) i njohu vizitorët  me mënyrën e funksionimit  të këtij institucioni dhe hapat që janë ndërrmarë për thjeshtëzimin e këtyre procedurave.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është vendosur dhe një sportel nga Drejtoria e Tatimeve për shkurtimin e kohës lidhur me procedurat tatimore. Gjithashtu, QKB u shpall institucioni me performancë më të mirë për ofrimin e shërbimeve publike nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSH) dhe bashkëpunim të ngushtë me MIAP.