Vizitë e Ministres znj. Milva Ekonomi në Qendrën Kombëtare të Biznesit

 

 

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi bëri një vizitë inspektimi në QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit.

Arsyeja e kësaj vizite lidhet me sipërmarrjen turistike. “Në bazë të ligjit “Për turizmin” dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave për të ndarë dy aktivitete, që janë operatori turistik dhe agjencia turistike, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka hartuar një udhëzues ku ndan mënyrën e licencimit të këtyre dy aktiviteteve. Procesi ka filluar dhe vazhdon normalisht.