Njoftim në lidhje me vërtetimin në kopje të dokumenteve elektronike

Bazuar në nenin 10 të Ligjit nr.10273 datë 29.04.2010 “Për dokumentin elektronik”, vërtetimi i kopjes në letër të dokumentit elektronik kryhet nga:

  1. Institucion Publlik
  2. Noter Publik

Çdo person i interesuar ka të drejtë të tërheq ekstraktet dhe dokumentet elektronike të depozituara në regjistër dhe të bëjë vërtetimin në kopje në letër të dokumentit elektronik, jo vetëm pranë çdo sporteli shërbimi të QKR-së, por kudo ku ndodhet mund t’i tërheq nga faqja e webit të QKR-së, dhe të bëjë pranë çdo noteri publik vërtetimin e kopjes në letër të dokumentit elektronik.