PAGESAT DHE TARIFAT

Pranë sporteleve të QKB-së, bizneset mund të aplikojnë për një licencë apo leje të re… duke paguar një tarifë administrative prej 100 lekësh.

 

Pagesa e tarifës administrative mund të kryhet edhe në zyrat lokale postare në rast dorëzimi të një aplikimi me postë, ku të jepet njoftimi i dërgimit.

Për rastin e grupit të tretë të liçencave dhe lejeve, ligji sektorial mund të kërkojë pagesën e një tarife pranë ministrive kompetente të linjës apo ministrive të përfshira në procesin e licencimit. Vërtetimi i pagesës duhet t’i dërgohet QKB-së në momentin e dhënies së liçencës apo lejes.