QKB(Qendra Kombëtare e Biznesit) ofron kryerjen e shërbimeve edhe nëpërmjet postës. 

Kërkesat dhe paraqitja e dokumentit të pagesës së tarifës/taksës në QKB mund të kryhen nëpërmjet:

  1. a) paraqitjes drejtpërdrejtë në çdo sportel shërbimi të QKB-së, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht vendit të ushtrimit të veprimtarisë, vendbanimit apo selisë së kërkuesit.
    Aktualisht, përveç Tiranës, sportele të QKB-së janë hapur në Korcë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Durrës, Elbasan, Berat, Fier dhe Peshkopi.
  2. b) dërgimit me postë me lajmërim-marrje në selinë qendrore të QKB-së, në adresën:
    “Papa Gjon Pali II”
    Nr. 3, Kati III
    Tiranë
  3. c) përdorimit të mjeteve elektronike, në përputhje me legjislacionin për nënshkrimin elektronik. Së afërmi në këtë faqe ju do të gjeni informacion të detajuar mbi këtë mënyrë aplikimi.


Rregulla të përbashkëta për kërkesën për licencë/leje

  1. Kërkesat për licencë/leje paraqiten në QKB sipas procedurave të përcaktuara.
  2. Kërkesa përbëhet nga formulari tip i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese përkatëse.
  3. Formulari tip përmban, të paktën, këto të dhëna:
          a) emërtimin e kategorisë /nënkategorisë;
          b) llojin e veprimit ose e të mirës publike të përdorur;
          c) të dhënat për identifikimin e kërkuesit dhe të personit që paraqet kërkesën;
          ç) vendin apo vendet e ushtrimit të veprimtarisë;
          d) të dhëna të tjera specifike, sipas kategorisë /nënkategorisë;
          dh) deklaratën e kërkuesit, që vërteton se i njeh kriteret e licencimit/lejes dhe i përmbush ato (për kriteret, përmbushja e të cilave kërkon vetëdeklarim);
          e) deklaratën për vërtetësinë e dokumenteve shoqëruese dhe/ose që i njeh dhe/ose i pranon detyrimet e licencimit/lejes dhe do t'i përmbushë ato;
          ë) adresën për komunikim;
          f) listën e dokumenteve shoqëruese që duhen paraqitur.
  4. QKB-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formular. Për çdo licencë a leje që trajtohet nga ose nëpërmjet QKB-së, listën e dokumenteve mund ta gjeni duke klikuar mbi titullin e saj në faqen: Licencat/Lejet që merren te QKB-ja.
  5. Formulari i plotësuar dhe një listë dokumentesh shoqëruese për çdo kërkesë të paraqitur, publikohen nga QKB-ja në regjistër, brenda ditës së nesërme të punës nga data e paraqitjes së kërkesës.

Paraqitja në sportelet e QKB-së.

  1. Kërkesa për licencë apo leje paraqitet në sportelin e QKB-së nga vetë kërkuesi apo nga një person i autorizuar prej tij.
  2. Nëpunësi i sportelit asiston të interesuarin në plotësimin e formularit të kërkesës, verifikon identitetin dhe kërkon nënshkrimin e formularit të plotësuar.
  3. Dokumentet shoqëruese paraqiten në origjinal, në kopje të noterizuara me origjinalin ose kopje të shoqëruara me dokumentin origjinal, që njësohen me origjinalin nga nëpunësi i sportelit.
  4. Kur kërkesa paraqitet nga personi i autorizuar, sipas pikës 1 të këtij neni, bashkë me dokumentet shoqëruese paraqitet edhe dokumenti që vërteton faktin e të qenit i autorizuar.
  5. Nëpunësi i sportelit lëshon një konfirmim, me shkrim, për çdo kërkesë. Konfirmimi lëshohet sipas formatit të miratuar dhe duhet të tregojë llojin e kërkesës, datën dhe listën e dokumenteve shoqëruese të dorëzuara.
  6. Nëpunësi i sportelit është i detyruar të marrë në dorëzim çdo kërkesë të paraqitur, sipas këtij ligji, edhe nëse kërkesa është e paplotë.
  7. Dokumenti i pagesës së tarifës administrative  paraqitet në sportel, nëpunësi i të cilit lëshon një konfirmim me shkrim.
  8. QKB-ja nuk mund të kërkojë paraqitjen e dokumenteve apo dhënien e informacioneve të tjera, të paparashikuara në formular.
  9. Formulari i plotësuar dhe dokumentet shoqëruese, për çdo kërkesë të paraqitur, publikohen nga QKB-ja në regjistër, brenda ditës së nesërme të punës nga data e paraqitjes së kërkesës.

 

Aplikimi përmes postës

LISTA E DOKUMENTEVE QË DUHEN DORËZUAR PRANË QKB-së:

     1. Dokumentet Provuese 

                •  Për një listë më të detajuar të dokumentave provuese që duhen dorëzuar pranë QKB-së, ju lutemi konsultoni informacionin 
                   për çdo kategori ose nënkategori të liçencave të paraqitur në portalin tonë

Shënim:
Të gjitha dokumentet provuese duhen të paraqiten në kopje të njësuar me origjinalin (kopje e noterizuar)


     2. Dokumentet Shoqëruese

                •  Formular I plotësuar I kërkesës I nënshkruar nga personat pergjegjës për përfaqësimin e personit juridik, apo vetë personi fizik
                   (Formulari I plotësuar I aplikimit që gjëndet në portalin tonë) 
                •  Dokumenti i identifikimit, i njohur nga ligji, i personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit (Pashaporte ose Kartë Identiteti) 
                •  Akti i regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi 
                •  Autorizimi që vërteton se personi i cili paraqet kërkesën në emër të subjektit, kur ky nuk është titullari i subjektit, është i
                    autorizuar prej këtij subjekti për të kërkuar licencën dhe për të bërë deklarimet e kërkuara në emër të subjektit 
                •  Të gjitha dokumentet shoqëruese duhen të paraqiten në kopje të njësuar me origjinalin (kopje e noterizuar) 
                •  Dokument I pagesës së tarifës/taksës se aplikimit në QKB prej 100 lekë

Shënim:
Të gjitha dokumentet shoqëruese duhen të paraqiten në kopje të njësuar me origjinalin (kopje e noterizuar)


Lista e dokumentat provuese per cdo licence gjendet ne tabelen e meposhtme duke pare detajet e licences.
Per te marre formen e aplikimit klikoni ketu.

Formulari i plotesuar i aplikimit bashke me dokumentat e licences duhet te dergohen me poste ne adresen e meposhtme.
 Qendra Kombetare e Licencimit 
 Rruga "Papa Gjon Pali II" 
 Nr.3, Kati III, Tirane