SUBJEKTE TË REGJISTRUARA ME VENDIM GJYKATE TË PAPAJISURA ME NUIS/NIPT  

 

Referenca ligjore:

- Ligji Nr. 9723, datë: 03.05.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar

Subjektet, që janë regjistruar më parë në regjistrin e shoqërive tregtare pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore përkatëse  dhe nuk kanë kryer regjistrimin në organet tatimore, publikohen në një seksion të veçantë të faqes së internetit të QKB-së. Në rast se këto subjekte nuk njoftojnë fillimin e veprimtarisë tregtare brenda një afati prej 6 muajsh nga data e këtij publikimi, QKB-ja kryen kryesisht çregjistrimin e tyre nga regjistri (neni 75, pika 6 e Ligjit 9723, datë: 03.05.2007, “Për Qendrën Kombetare të Regjistrimit”.

Kliko këtu për të shkarkuar listën e subjekteve.