PAGESAT DHE TARIFAT

 

 

Bazuar në Ligjin Nr. 10081 dhe VKM Nr. 538, tarifat e shërbimeve të QKB-së janë për procesin e licencimit/lejimit janë:

  1. 100 (një qind) lekë për rastet e licencimit, për ndryshime në titullin e licencës që kanë të bëjnë me kriteret e licencimit.
  2. 50 (pesëdhjetë) lekë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së licencës dhe për ndryshime që nuk kanë të bëjnë me kriteret e licencimit.

Pagesa e tarifës administrative mund të kryhet edhe në zyrat lokale postare në rast dorëzimi të një aplikimi me postë, ku të jepet njoftimi i dërgimit.

 

Për licencat e grupit 3, tarifa e QKB prej 100 Lekë + tarifa sektoriale, e përcaktuar nga legjislacioni sektorial dhe e paguar në favor të ministrisë përkatëse të linjës. Vertëtimi i pagesës së tarifës sektoriale dorëzohet pranë sportelit të QKB.