POLITIKA E PRIVATËSISË

 

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), mbledh dhe përpunon të dhëna personale në mbështetje të ligjit Nr. 9723, datë: 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar (Më poshtë referuar si ligji “Për Për Regjistrimin e Biznesit”), Ligjit Nr.10081, datë 23.2.2009 
"Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë"
.

Ky dokument mbi ruajtjen e privatësisë tregon mënyrën si QKB ruan të dhënat personale të mbledhura në lidhje me:

  1. Individët të cilëve i përkasin të dhënat që regjistrohen, pajisjen me leje dhe licensohen (të cilat njoftohen ose depozitohen në regjistra), apo persona të tjerë që, sipas ligjeve, kanë të drejtë të kërkojnë kryerjen e veprimeve në regjistër.
  2. Ankuesit të cilët paraqesin ankesa në rrugë administrative ndaj veprimeve apo mosveprimeve të QKB-së për regjistrimet dhe publikimet.
  3. Nëpunësit e QKB.
  4. Vizitorët e portalit qkb.gov.al .

 

 

  1. Të dhënat në lidhje me individët/aplikantët

Në përputhje me Ligjin “Për Regjistrimin e Biznesit”, dhe Ligjit “Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë" të dhënat e deklaruara nga aplikuesit, për regjistrimet dhe publikimet në regjistrin tregtar, mblidhen dhe ruhen në regjistrin tregtar elektronik dhe dosje fizike të arkivuara. Mbështetur në këtë ligj të dhënat që regjistrohen dhe publikohen në regjistër janë lirisht të aksesueshme me përjashtim të të dhënave mbi të cilat të tretët kanë akses të kufizuar.

QKB siguron çdo aplikues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave, i siguron me anë të një sistemi të sigurtë dhe i përdor vetëm për efekt të mbajtjes së regjistrit tregtar sipas ligjit Nr. 9723, datë: 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr.10081, datë 23.2.2009 "Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë". QKB është e përkushtuar të zbatojë kuadrin ligjor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Marrja e pëlqimit” dhe vënia në dijeni për publikimin e të dhënave bëhet në momentin e aplikimit pranë sporteleve të shërbimit të QKB.

QKB është e detyruar ligjërisht t’u bëjë të ditura dhe t’ju vendosë në dispozicion të dhëna personale, organeve gjyqësore të ndjekjes penale etj. shtetërore (Psh: Gjykata, Prokuroria etj), kur kërkohen prej tyre në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

  1. Ankuesit ndaj veprimeve ose mosveprimeve të QKB

Kur paraqitet një ankim administrativ ose një kërkesë/ankesë nga çdo palë e interesuar ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga punonjësi i arkivës. Të dhënat personale që mblidhen përdoren vetëm për procesin e shqyrtimit të ankimit ose kërkesës/ankesës. Këto të dhëna mbahen në protokoll në një mjedis të sigurt dhe me akses të kufizuar.

 

  1. Nëpunësit e QKB.

Për çdo nëpunës të QKB, ne përgatisim dosjen përkatëse. Të dhënat e përfshira në të, mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime që lidhen drejtpërdrejtë me punësimin e personit. Kur marrëdhënia e punës me QKB përfundon, QKB ruan dosjen në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për arkivat dhe rregulloren e brendshme të institucionit.

  1. Vizitorët në faqen tonë të internetit dhe sistemi elektronik

Qendra Kombëtare e Biznesit disponon faqen zyrtare të internetit www.qkb.gov.al.  Nëpërmjet kësaj faqeje, QKB u vjen në ndihmë subjekteve tregtare dhe jo vetëm, duke ju prezantuar kuadrin ligjor që aplikohet në procesin e regjistrimit tregtar dhe regjistrit te lejeve/licencave dhe autorizimeve, si dhe duke iu dhënë informacione të tjera të dobishme.

Për vizitorët e www.qkb.gov.al, sistemi mbledh informacione standarde, për qëllime statistikore, (Psh: Për të parë se cili është numri i vizitorëve, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).

QKB, përdor një teknologji bashkëkohore për të mbrojtur sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të subjekteve/aplikuesve, si dhe për të ndaluar aksesin në sistemin elektronik nga ana e personave të paautorizuar. Infrastruktura mbi të cilën ngrihet sistemi i QKB, është pjesë e rrjetit qeveritar GovNet. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht me teknologji të reja. Ambjenti ku ruhen serverat dhe pajisje të tjera, survejohen me kamera dhe mund të aksesohen vetëm nga stafi i Drejtorisë së Drejtoria e Inovacionit dhe Regjistrave.

Kjo politikë privatësie mbulon vetëm faqen tonë të internetit dhe jo faqet e tjera të lidhura me të.

Ndryshimi apo përditësimi i kësaj politike privatësie, do t’ju njoftohet po në këtë faqe.

Për çdo kërkesë për informacion apo ankesë në lidhje me politikën tonë të privatësisë, mund të na kontaktoni në adresën:

 

Rruga Bulevardi “Zhan D’ark”, Prona Nr.33, Tiranë.

Tel: +355 42 250 066; Fax: +355 42 273 517

Email:  info.qkb@qkb.gov.al