PROCEDURAT PER DOREZIMIN E PASQYRAVE FINANCIARE VJETORE

Referenca ligjore:

 

-       Ligji Nr. 9723, datë: 03.05.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar;

-      VKM Nr. 506, datë: 01.08.2007, “Për Procedurat e Regjistrimit dhe të Publikimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

 

Pasqyrat Financiare 

 

Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë

a) Pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas dispozitave të legjislacionit për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme; për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja depozitohet edhe bilanci vjetor i shoqërisë së huaj, i mbajtur sipas standardeve të kërkuara në shtetin e huaj;

b) Shoqëria, së bashku me bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, njofton listën e plotë të aksionerëve të regjistruar me të dhënat e tyre të identifikimit për aksionet nominative, si dhe numrin e përgjithshëm të të gjitha aksioneve të saj.

Subjektet qe nuk kane depozituar pasqyrat finaciare brenda afatave ligjore

a) Subjektet, që kanë detyrimin e hartimit të dokumenteve, sipas shkronjës “a”, të pikës 3, të nenit 43, të Ligjit Nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për QKB”, i ndryshuar dhe që nuk i kanë depozituar më parë, në përputhje me afatin e parashikuar në pikën 5, të nenit 22, të ligjit, detyrohen në çdo rast t’i depozitojnë këto dokumente jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar.

b) Nëse një subjekt nuk përmbush detyrimin, sipas këtij neni, atëherë QKB-ja, së bashku me zbatimin e sanksionit të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të ligjit, vepron në përputhje me parashikimet e shkronjës “ë”, të nenit 54, të tij.

Kujdes: Në përputhje me legjislacionin në fuqi, afati përfundimtar për depozitimin e bilancit vjetor kontabël dhe raportit të auditimit, sipas shkronjës “a” të nenit 43/3 të ligjit 9723/2007, është data 31 korrik e çdo viti.

 

Lista e subjekteve qe kane detyrim per depozitimin e pasqyrave financiare per vitin 2016.